Tragjedi, dy të vdekur në aksident trafiku në Malishevë

Dy persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur mes dy veturave në Drenoc të Malishevës, raporton Gazeta Express.

Lajmin për Express e ka konfirmuar Lumni Graishta, drejtor i Policisë për Rajonin e Gjakovës.

“Kemi dy t’vdekur. Aksident në mes të dy veturave. Ngasësit e të dyja veturave kanë vdekur si pasojë e aksidentit”, tha Graishta për Express.

Tutja ai tha se Njësitet e stacionit policor Malishevë, trafikut rajonal dhe prokurori janë në vendngjarje.

Teksa shtoi se detaje të tjera nuk kanë për momentin

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.