Tragjedia në Podujevë/Familja Halimi varrosi sot djalin që humbi jetën në aksident, edhe djalin tjetër humbën 8 vite më parë!

Familja Halimi nga Shtedimi i Podujevës ka falur gjakun e 30 vjeçarit Adnan Halimi, i cili vdiq mbrëmë si pasojë e aksidentit në rrugën Prishtinë – Merdarë, gjegjësisht në fshatin Shtedim.

“Prindërve të Adnanit sot ju ka përtri edhe një pikëllim se para edhe 8 viteve edhe Elhamin e keni përcjellë kësisoji, mirëpo jeta tek është e tillë me sfida, andaj në këto momente të lutemi me për familjen me u forcu sepse ju ka përtri dhimta. Ju bëj lutje të lutemi bashkë O zot që je krijues i joni e universitt jepi sabër, durim në vecanti nanës edhe babës edhe gjyshit edhe gjyshës, vllaznive e motrave edhe që të gjithë neve”, ka thënë Mulla Idrizi përgjatë vorrimit, transmeton Raporto24.

“Na u ka ngarku barra me këto dhimtë përditë, e në këto momente më duhet me dhanë një mesazh para juve edhe me kon me na dëgju të gjithë në vecanti të rinjtë, ju lutem të rinjë e të rejave keni respekt ndaj prindërve, dëgjoni mos u hajlazitni, keni kujdes se njeriu është krijesa numër një që e ka falë cdo gjë tjetër është në shërbim të njerëzimit. Keni kujdes ruanu, ruanu”, ka shtuar tutje ai.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.