Tragjike, edhe një viktimë nga traktori, ndërron jetë i riu nga Juniku

Ka ndërruar jetë i riu nga Juniku, Betim Gacaferi. Ai u rrokullis me traktor gjatë bartjes së druve.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Ai ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në Bjeshkët e Gjocajt.

Sipas tij, i riu ka vdekur në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 15:45 policia është njoftuar se në bjeshkët e Gjocajt një person është rrokullisur me traktor. Policia dhe mjekët kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e tij. Personi është i moshës së re, por nuk e di saktë në cilin vit ka lindur” , ka thënë Gashi.

Betim Gacaferi ishte kandidat i AAK-së për kuvendin komunal në Junik

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.