Tragjike/ Vdes kosovari pasi i digjet banesa në Slloveni, gruaja e tij dërgohet në spital

Në orët e para të mëngjesit të 12 marsit është përfshirë nga zjarri një objekt banesor në Maribor, Slloveni.

Fatkeqësisht një person ka humbur jetën nga zjarri, ndërsa një person është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Mariborit.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se viktima është një kosovar nga Gjilani, ndërsa gruaja e tij është ajo që u dërgua në spital.

Të njëjtit po banonin në Slloveni.


Siç njofton Drejtoria e Policisë së Mariborit, disa banorë janë larguar vetë nga pallati, por një person ka mbetur në shtëpi që më pas edhe vdiq.

Zjarrfikësit kanë intervenuar ku zjarri është shuar rreth orës 08:00 ndërsa janë evakuuar banorët.

Sipas një vlerësimi joekspert, zjarri që shkatërroi disa banesa ka shkaktuar rreth 100 mijë euro dëme.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.