Trashëgoi emrin, Ismet Rama betohet si ushtar në moshën që axha i tij ra dëshmor

Ismet Rama që mban emrin e axhës së tij të rënë dëshmor para 23 vjetësh, sot u betua si ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ismeti ri u bë ushtar në të njëjtën moshë që axha i tij ra dëshmor për liri, njofton Klankosova.
Sot në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë u betuan 311 rekturë të rinj.