Tri raste të sulmeve seksuale brenda 24 orëve në Kosovë

Rasti i parë:
Një e mitur është rrëmbyer nga dy të dyshuar të panjohur në Drenas.

Policia bën me dije përmes raportit se të dyshuarit më pas e kanë liruar viktimën duke e shtyrë nga vetura dhe duke e lënë në rrugë.

Viktima nga disa kalimtarë të rastit është dërguar në stacion policor dhe më pas e njëjta ka pranuar tretman mjekësor . Rasti duke u hetuar nga njësitë relevante

Nëna nga Obiliqi thotë se vajza e saj e mitur u ngacmua seksualisht nga një burrë

Rasti i dytë:
Një grua në Obiliq ka njoftuar se vajza e saj e mitur është ngacmuar seksualisht nga një burrë.

Policia bën me dije përmes raportit se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti i tretë:
Përdhunohet dhe ngacmohet seksualisht një grua në Shtime

Dy persona janë arrestuar në Shtime, pasi që njëri nga ta ka dhunuar një grua, ndërsa i dyshuari tjetër nën kërcënimin e armës e ka ngacmuar seksualisht viktimën.

Policia njofton përmes raportit se janë kryer kontrollime në shtëpitë e të dyshuarve, mirëpo nuk kanë gjetur asgjë të dyshuar.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.