Tronditëse/ Ndërron jetë në spital fëmija 2 vjeç, nëna u hodh nga kati i pestë së bashku me të

Fëmija 2 vjeç ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit të Vlorës pasi nëna u hodh nga kati i pestë së bashku me të. Djali u dërgua me urgjencë në spital nga një banor i zonës, por plagët ishin të rënda dhe nuk ia doli të mbijetonte.

Mësohet se 35-vjeçarja nuk është banore e pallatit por është ngjitur nga kati i pestë dhe është hedhur nga sheshpushimi.
Dëshmitari ka rrëfyer se si ndodhi ngjarja duke thënë:

“Është hedhur nga kati i pestë nga sheshpushimi. Ka ardhur aty, ishte megjithë fëmijën. Kur janë hedhur, dëgjova zhurmë dhe dola. Pashë që ishte përmbys. Ajo kishte shenja jete ndërsa fëmija kishte carje në surrat dhe e mori njëri që është këtu me makinë. Nuk ishte banore këtu. E dëgjuam, nuk mund të bëja sehir. Policia nuk e dinte dhe i njoftuam e erdhëm. Ambulanca u vonua 10 minuta.”

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Pavarësia. Nëna ndërroi jetë në vendngjarje ndërsa burime për Top Channel bëjnë me dije se, dyshohet që 34-vjeçarja vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Ndërkaq, grupi hetimor ka nisur menjëherë hetimet për të zbardhur detajet e kësaj ngjarje të rëndë!

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.