U mundua të bëhej “si polic”, shoferi në Istog kapet mat, gjobitet me 500 euro dhe i merret leja


Policia në Istog ka dënuar një shofer pasi i njëjti kishte vendosur në veturën e tij BMW një pajisje sinjalizuese me ngjyrë të kuqe dhe të kaltër, shkruan gazeta online Reporteri,net.

Ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 500 euro, tri pikë negative si dhe tre muaj i është marrë leja, si dhe i është konfiskuar pajisja.

Njoftimi:

Stacioni Policor nё Istog, vazhdon punën në implementim të ligjit 08/L-186, për rregullat në komunikacion rrugor, me datё 13.05.2024, gjatë patrullimeve rutinë kanё hasur kundёrvajtёsin i cili kishte tё vendosur pajisje sinjalizuese me ngjyrë tё kuqe dhe tё kaltër e cila ёshtё e ndaluar me ligj.

Pёr kundёrvajtёsin ёshtё shqiptuar fletgjoba:

· 500 euro
· 3 pikё negative
· 3 muaj masё mbrojtёse, dhe sekuestrimi i pajisjes.

Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, do tё vazhdoj me aktivitete tё shtuara, pёr parandalimin e aksidenteve nё komunikacionin rrugor.

Apelojmё tek qytetarët që të respektojnë ligjin, të respektojnë shenjat në komunikacion, në mënyrë që të kemi një rrjedhë normale të komunikacionit me ketë edhe të parandalojmë aksidentet në trafik.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.