U zhduk para dy jave/ Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për ta gjetur Kadri Gashin

Më datë 18.12.2021,në Stacionin Policor në Klinë, është raportuar nga familjarët se nga data 15.12.2021, është zhdukur personi: Kadri ( Sefer ) Gashi i lindur me 31.07.1952 ne fshatin Sferkë-Klinë.

Njësitet Policore të Stacionit Policor në Klinë, menjëherë janë angazhuar në kërkimin e personit të zhdukur, bazuar në hetimet e deritanishme i zhdukuri me datë 17.12.2021, ka qenë në Spitalin Rajonal në Pejë, këtë e kanë konfirmuar stafi mjekësor për familjarin e të zhdukurit, ndërsa nga aty është larguar në drejtim të panjohur.

Drejtoria Rajonale e Policisë ne Pejë, kërkon nga të gjithë qytetarët që të na ndihmojnë për çdo informacion lidhur me personin e zhdukur.

Bashkangjitur ne attach keni foton e personit te zhdukur

Për çdo informacion luteni të na kontaktoni në numrat e poshtëshënuar.
PËR PËR ÇDO INFORMACION JU LUTEM KONTAKTONI

192 dhe 080019999 (pa pagesë)
039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.