Ushtari i FSK-së thotë se dha dorëheqje shkaku i rrogës së vogël

Kumanovë Shala, ka dhënë dorëheqje nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

Shala tha për Klankosova se u shtye që ta marrë këtë vendim pas tre vjetësh shkaku i pagës së vogël.

Ai theksoi se do të vazhdojë të jap kontributin e tij për vendin jashtë FSK-së.

“Më datën 14.11.2022, pas 3 viteve rrugëtim dhe shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, do të fillojë një rrugëtim të ri jashtë Ushtrisë, shkaku i pagës së vogël, por kjo nuk do të thotë se s’do të jem në shërbim të atdheut. Sa herë që Atdheu im ka nevojë për mua do të jem aty duke e mbrojtur me mish e gjak, fal dëshmorëve që ranë për këtë liri ne sot e gëzojmë Kosovën e pavarur dhe sovrane”, tha Shala për Klankosova.

Klankosova.tv ka dërguar pyetje në Ministrinë e Mbrojtjës lidhur me rastin dhe është në pritje të një përgjigje.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.