Ushtria izraelite vrau “aksidentalisht” tre pengje izraelite në Rripin e Gazës



Forcat e Mbrojtjes izraelite njoftuan të premten se “identifikuan gabimisht tre pengje izraelite si kërcënim, si rezultat forca qëlloi mbi ta dhe ata u vranë”.

Në një deklaratë të lëshuar të premten, zëdhënësi i IDF, Daniel Hagari shkroi:

“Gjatë luftimeve në Shejaiya, një forcë IDF gabimisht identifikoi tre pengje izraelite si kërcënim. Për pasojë forcat qëlluan drejt tyre dhe ata u vranë.

Gjatë skanimit dhe këqyrjes së zonës së ngjarjes, u ngrit dyshimi për identitetin e të vdekurve. Trupat u morën për ekzaminim në territorin izraelit, pas së cilës rezultoi se ishin tre pengje izraelite”.

Dy nga pengjet që u vranë janë identifikuar si Yotam Haim dhe Samer Talalka, sipas IDF. Ai shtoi se një “mesazh iu dha edhe familjes së të rrëmbyerit të tretë, me kërkesë të të cilit emri i tij nuk do të jepet tani”.

IDF tha se ka filluar “hetimin e incidentit menjëherë”.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.