Vazhdon rritja e çmimit të karburanteve në Kosovë, sot më shtrenjtë se dje

Rritja e çmimi të naftës ka shënuar rekord në ditët e fundit në vend.
Përderisa, më 3 mars 2022 në pikat e karburanteve çmimi i naftës ka qenë më së shumti 1.49 euro, nga ajo ditë e deri më sot çmimi është rritur për 10 centë.
Karburantet në Kosovë janë shtrenjtuar edhe në raport me ditën e djeshme
KALLXO gjatë ditës së djeshme raportoi se çmimet e naftës kanë lëvizur nga 1.54 deri më 1.58 euro, ndërsa sot çmimi është ngritur në 1.57 deri në 1.59 euro.