Vdes koloneli i Ushtrisë së Kosovës

Koloneli i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Skender Haliti, ka ndërruar jetë të dielën.Lajmin e ka bërë të ditur Rrustem Berisha, ish-ministri i Mbrojtjes dhe bashkëluftëtar i Halitit në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Jam i tronditur thellë nga lajmi për ndarjen e papritur nga jeta të mikut, bashkëluftëtarit e bashkëpunëtorit, kolonelit Skënder Haliti”, ka thënë Berisha.

Skender Haliti, kolonel i FSK-së, më parë kishte marrë pjesë në luftën e Kosovës më 1998-99. Pas luftës ka shërbyer në Trupat Mbrojtëse të Kosovës.

“Skënderin e njoha në ditët e vështira të luftës për liri, bashkë kaluam në shumë beteja, pastaj bashkë vazhduam në TMK dhe e kisha bashkëpuntor edhe në Ministrinë e Mbrojtjes, ai ishte burr i fjalës, i urtë dhe një mik i jashtêzakonshëm”, u shpreh Berisha.
Ish-ministri Berisha i shprehu ngushëllime familjarëve të të ndjerit, si dhe miqve e bashkëpunëtorëve të tij.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.