Vdes një 4-vjeçar në Kaçanik tragjikisht pasi ra në bunar, policia jep detaje

Ka vdekur një fëmijë i moshës 4 vjeçare pasi ka rënë në bunar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së rajonit të Ferizajt, Kanun Veseli.

“Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se sot rreth orës 11:15 në fshatin Bajnicë, në rrugën ” Natyra” të Kaçanikut, një femijë mashkull moshës 4 vjeç ka rënë në një pus (bunarë) . Menjëherë Policia, Emergjenca , si dhe Zjarrfikesit kanë dalur në vendin e ngjarjes, por për pasojë trupi i tij është nxjerrur pa shenja jete, kjo e konfirmuar nga mjekët kundestar. Në lidhje me këtë ështe njoftuar edhe prokurori kujdetar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt”, u shpreh ai.

ATT00001

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.