Vdes një shtetas i huaj në QKUK, policia nis hetimet

Një shtetas i huaj ka vdekur të enjten në mëngjes në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Policia ka njoftuar se ky rast është duke u hetuar.
“Raportohet se në QKUK, ka ndërruar jetë viktima mashkull shtetasi huaj, vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raporton e shkurtë të policisë.
Policia nuk ka dhënë më shumë informacione përkitazi me këtë rast.