Vëllai sulmon fizikisht motrën në Prishtinë, shkak shoqëria e saj me pjesëtarët e LGBTI

Shoqëria me pjesëtarë të komunitetit LGBTI i ka kushtuar një vajze në Prishtinë. Vëllai i saj e ka sulmuar, duke mos e lejuar të vendos vet për rrethin e saj shoqëror. Sinjali mëson se Policia ka intervenuar në këtë rast të dhunës në familje, me ç’rast i dyshuari ka përfunduar në ndalim policor.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se ngjarja ka ndodhur mbrëmë posa vajza është kthyer në banesë dhe ka filluar debatin me vëllain e saj, për personat me të cilët po shoqërohet.

Sinjali mëson se konflikti verbal kaloi në fizik, ku për një moment i dyshuari filloj ta grushtojë motrën, duke tentuar edhe ta kap për fyti, ku si pasojë i shkakton lëndime trupore.

Për të mos eskaluar situata, u desh intervenimi i Policisë, ku në vendin e ngjarjes u arrestua i dyshuari, teksa viktima u dërgua në spital për tretman mjekësor.

Pas përfundimit të procedurave në Polici, ndaj të dyshuarit Prokurori ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh, ndërsa vajza është dërguar në Qendrën për mbrojtjen e viktimave të dhunës, aty ku është më e sigurt.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.