Vetura bie nga 30m lartësi në lumë, humb jetën pasagjeri në rrugën Prizren -Reqan

Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur sot në fshatin Reqan, rruga për fshatin Lubinje, ku një veturë ka rënë në një lumë dhe si pasojë ka vdekur pasagjeri 74-vjeçar.

Mësohet se deri te aksidenti ka ardhur pasi shoferi i veturës nuk e ka përshtatur shpejtësinë e automjetit, duke u bazuar në kushtet e rrugës, ashtu që e ka humbur kontrollin mbi veturë dhe ka rënë nga një lartësi prej 30 metrave në një lumë.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ekipi i Emergjencës e ka konstatuar vdekjen e pasagjerit, derisa shoferi ka pësuar lëndime të rënda dhe po trajtohet në Spitalin e Prizrenit.

Rastin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Polici e Kosovës dhe kanë njoftuar se me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i kthehet familjarëve dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.