Veturat inteligjente të policisë kanë dalë në terren, nuk mund t’i ikni shkeljeve që bëni në trafik

Policia e Trafikut ka filluar me zbatimin e projektit “Patrullimi Inteligjent’’ përmes automjeteve policore me pajisje inteligjente me qëllim të ngritjes së kapaciteteve operative që synojnë rritjen e sigurisë në komunikacionin rrugorë.

Këto automjete janë të pajisura me senzorë e radarë të cilat gjatë lëvizjes së veturës monitorojnë rrugën, identifikojnë kundërvajtësit duke bërë matjen e shpejtësisë se mjeteve në lëvizje në këndin 360 shkallë, ka mundësinë për detektimin e tejkalimit në vijë të plotë, përdorimi i telefonit, dhe kundërvajtjeve tjera në komunikacionin rrugor duke dërguar të dhëna në kohë reale në bazën e të dhënave të Policisë së Kosovës.

Në ekranin e vendosur brenda veturës, zyrtarët policorë mund të shohin veturat që janë në rrugë se me çfarë shpejtësie po lëvizin, do të kenë informacione edhe për targat e veturës së detektuar e detaje të tjera që e bëjnë më të lehtë identifikimin e kundërvajtësve.

Po ashtu nëpërmjet këtyre pajisjeve bëhet leximi i targave dhe identifikimi i mjeteve të paregjistruara, targave të vjedhura, identifikimin e personave në automjetet në lëvizje të cilët janë të kërkuara nga organet drejtësisë.

Qëllimi i Policisë së Kosovës nuk është gjobitja e ngasësve të veturave, por parandalimi që të kem sa më pakë aksidente të trafikut.

Policia e Kosovës është e përkushtuar për krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.