Vjedhje e rëndë te antena e IPKO-s në Suharekë, hajnat vjedhin një sasi të naftës dhe paisje të tjera

Një rast i vjedhjes së rëndë është denoncuar mbrëmë në Polici nga një punëtor i sigurimit te antena e IPKO-s, në fshatin Tërrnje, të Suharekës, shkruan Gazeta Sinjali.
Siq mësohet sigurimi ka raportuar në Polici se persona të panjohur, pas mesnatës, kanë hyrë me forcë te antena e kësaj kompanie, përmes rrethojave të objektit dhe kanë kryer vjedhje.
Raportohet se hajnat kanë vjedhur pajisje dhe një sasi të caktuar të naftës nga rezervuari dhe më pas janë larguar në një drejtim të panjohur.
Me të marrë informacionin, patrullat policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku është bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes dhe më pas me urdhër të Prokurorit është iniciuar rasti si “vjedhje e rëndë” dhe kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.