Vjosa Osmani iu tregon liderëve botërorë për sulmin terrorist të 24 shtatorit

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani nga Forumi i Granadës në Spanjë, ka njoftuar se ka informuar ndërkombëtarët për sulmin terrorist të 24 shtatorit, shkruan Insajderi.

”Diskutime të rëndësishme me aleatë dhe partnerë të Kosovës rreth situatës së sigurisë pas sulmit terrorist dhe aktit të agresionit të Serbisë, si dhe për fuqizimin e aleancave tona në përballje me sfidat aktuale”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Presidentja është takuar me zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, por edhe me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, kancelarin gjerman, Olaf Scholz, presidentin francez Emmaneul Macron, e liderë të tjerë të rëndësishëm.

Në Forumin e Granadës ka pasur diskutime edhe për tensionin në veri të Kosovës.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.