Voziti 169km/h në zonën 80km/h, shoferi dënohet me 300 euro dhe tre muaj ndalim vozitje

Njësia e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, në zonën e fshatit Stanovc, gjatë matjes së shpejtësisë me radar kanë identifikuar kundërvajtësin i cili po zhvillonte shpejtësi prej 169 km/h, në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h.

Ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjobë prej treqind (300) euro, tre (3) pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit me mjet motorik prej tre (3)muaj.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.