Vritet me thikë në rrugët e Londrës 22-vjeçari shqiptar

Policia që po heton vrasjen e një burri gjatë një përleshjeje në rrugë në veri të Londrës ka emëruar viktimën.

Një 22-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Emiliano Hasanpapaj, 22 vjeç, është vrarë gjatë një përleshjeje mes disa personave në veri të Londrës.

Mediat britanike shkruajnë se i riu shqiptar u godit me thikë rreth orës 23:50 të së martës.

Hasanpapaj u transportua një spital në veri të Londrës, por pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, ai vdiq pak kohë më vonë.

Një zëdhënës i Policisë Metropolitane tha: “Familja e viktimës po mbështetet nga oficerë të trajnuar posaçërisht. Kërkimet nga detektivët nga Komanda Speciale e Krimit janë në vijim për të përcaktuar rrethanat e vrasjes”

Një 24 vjeçar u arrestua nën dyshimin për vrasje, por u lirua më pas me kusht sipas policisë.

Caroline Haines, komandant i policisë lokale në veri të Londrës, tha: “Çdo vdekje në rrugët e Londrës është një tragjedi dhe një ekip i përkushtuar oficerësh po punojnë për të zbardhur ngjarjen se si humbi jetën ky njeri.

Jemi në një fazë të hershme të hetimeve dhe policia do të qëndrojë në zonë gjatë gjithë ditës, ndërkohë që këto hetime kryhen.

Unë e pranoj se ky incident do të shkaktojë shqetësim në mesin e komunitetit në Palmers Green, megjithatë unë do të doja t’ju siguroja se nuk ka asgjë që sugjeron se ka një rrezik më të gjerë për publikun si rezultat i këtij incidenti”, tha ai.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.