Vuçiq me leksion hegjemonist në gradimin e ushtarakëve: Kosovën nuk ia japim askujt!

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, tha sot në promovimin e klasës së re të oficerëve ushtarakë se “ata që ekërcënojnë sot Serbinë nuk e kanë kuptuar kurrë se sa e vendosur është Serbia për të mbrojtur atë që është e saj”.

“Kosovën as asgjë tjetër nuk do t’ia japim askujt, do ta mbrojmë çdo pëllëmbë të atdheut tonë”, tha Vuçiq.

Ai tha se ushtria serbe dëshiron paqen, prosperitetin dhe zhvillimin e Serbisë dhe se ajo ka një jetë të mirë dhe të sigurt, transmeton AA.

“Serbia dëshiron të ndjekë rrugën e neutralitetit ushtarak dhe ne po e bëjmë këtë me një hap të matur dhe të sigurt, të matur sepse nuk kërcënojmë askënd dhe të sigurt sepse kujdesemi për çdo ushtar”, ka shtuar ai.

ATT00001

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.