Zafir Berisha: Abazoviqi erdhi në pushtet me mashtrime, sikurse Albini në Kosovë

Zyrtari i Nismës, Zafir Berisha, ka komentuar rrëzimin e Dritan Abazoviqit nga pushteti.

Ai në Facebook ka shkruar se Abazoviq ka ardhur në pushtet me demagogji e mashtrime, sikurse Albini në Kosovë.

Sipas tij, këtë të fundit e pret fat i njëjtë.

“Na ishte njëherë njëfar Dritan Abazoviqi, kryeministër i Malit Zi. Erdhi në pushtet me demagogji e mashtrime, sikurse Albini në Kosovë, dhe realizoj detyrat e shtëpisë të marrura nga Serbia për bërjen e Malit Zi shtet jofunksional. E vërteta vonon, por nuk harron me ardhën, njëjtë do të vije edhe në Kosovë!”, ka shkruar ai.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.