Zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi pritet në takim nga ministri i Bosnjës



Ministri boshnjak Ramo Isak ka pritur në takim Zëvendëskryeministren e Republikës së Kosovës

Ministri boshnjak i Punëve të Brendshme, Ramo Isak, ka takuar sot në Sarajevë Zëvendëskryeministren e Republikës së Kosovës për Çështje të Pakicave dhe të Drejtave të Njeriut, znj. Emilija Rexhepi.

Në krye të bisedës me Ministrin Federal të Punëve të Brendshme Ramo Isak, Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës për Çështjet e Pakicave dhe të Drejtave të Njeriut, Emilija Rexhepi fillimisht uroi Ditën e Shtetësisë të Bosnje dhe Hercegovinës

Në rrjedhën e bisedës, Ministri Federal i Punëve të Brendshme njoftoi Zëvendëskryeministren e Republikës së Kosovës për situatën e sigurisë në Bosnje dhe Hercegovinë, të cilën e cilësoi si të kënaqshme.

Një nga temat kryesore të takimit konstruktiv ishte gjendja e sigurisë në rajon si dhe nevoja e bashkëpunimit në fushën e sigurisë së Republikës së Kosovës me Ministrinë Federale të Punëve të Brendshme.

Në takim u konstatua se është i nevojshëm intensifikimi i bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor me qëllim të ruajtjes së paqes, stabilitetit dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe se ky duhet të jetë prioritet kyç i të gjitha vendeve të rajonit.

Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Emilija Rexhepi, ka falënderuar ministrin federal të Punëve të Brendshme, Ramo Isak, për reagimin e shpejtë dhe profesional të Administratës Federale të Policisë së Ministrinë së Punëve të Brendshme pas dezinformatave se armët e përdorura në sulmi terrorist në territorin e Republikës së Kosovës kishin origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.