Zhduket një 38-vjeçar në Pejë, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur
![Zhduket një 38-vjeçar në Pejë, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur](https://rtvbesa.com/wp-content/uploads/2023/04/IMG-20230426-WA0016.jpg)
Policia e Rajonit të Pejës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një personi që është raportuar si i zhdukur. Bëhet fjalë për 38-vjeçarin, Samir Puza, raporton Express.
Policia ka kërkuar nga kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
192 dhe 080019999 (pa pagesë)
039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
E-mail adresa: info@kosovopolice.com