Zhduket vajza e mitur nga Vushtrria – Nëna e saj përveç nga Policia kërkon ndihmë edhe nga qytetarët



Mbrëmë një nënë nga Vushtrria ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi ka bërë me dije se ka humbur kontaktet me vajzën e saj.

E njëjta ka kontaktuar edhe redaksinë e Sinjalit për të kërkuar ndihmë. Ajo deklaron se vajza e saj është 17-vjeçarje, quhet Olta Ejupi dhe që mbrëmë nuk di asgjë për fatin e saj.

Ejupi po ashtu fton lexuesit e Sinjalit, se kushdo që ka ndonjë informacion për vajzën e saj të thërras në numrin e telefonit: 048400507

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktima femër e moshës së mitur, ka dalë nga banesa dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti është nën hetime”, tha ai.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.