Zjarr në një Fabrikë të Peletit në Prizren, lëndohen dy persona, njëri në gjendje të rëndë

Sonte një fabrikë e Peletit në komunën e Prizrenit është përfshirë nga zjarri e si pasojë dy persona kanë marrë lëndime trupore, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Dy persona janë lënduar, njëri prej tyre është lënduar rëndë, i njëjti është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë. Policia dhe Zjarrfikësit gjenden në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë të gjitha masat e nevojshme, ndërsa Njësia Rajonale ka nisur hetimet lidhur me këtë rast”, tha Bytyqi për Sinjalin.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.