Zjarri i madh në Klinë, digjet objekti i ETC-së

Një supermarket është kapluar nga zjarri në Klinë, në orët e para të mëngjesit.
Rastin për Klankosova e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili theksoi se nuk ka të lënduar.
“Në orën 6 e 30 jemi njoftuar nga policia e Klinës për një rast me zjarr në supermarketin “ETC”. Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia e zjarrfikësit. Kanë ndihmuar edhe zjarrfikësit nga Peja, Deçani. Të lënduar nga ky zjarr nuk ka”, u shpreh Gashi për Klankosova.
Gashi shtoi se zjarri nuk është ndalur akoma.