Zv.Kryeministrja Redžepi merr pjesë në “Kosovo Briefing event” që do të mbahet në “House of Lords”



Ambasadori i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, z. Ilir Kapiti priti sot Zëvendëskryeministren e Qeverisë së Republikës së Kosovës, znj. Emilija Redžepi e cila po qëndron në Mbretërinë e Bashkuar në një vizitë zyrtare.

Në kuadër të kësaj vizite, Ambasadori Kapiti dhe Zv.Kryeministrja Redžepi do të marrin pjesë në “Kosovo Briefing event” që do të mbahet në “House of Lords”.

Ambasadori Kapiti e njoftoi Zëvendëskryeministren Redžepi për zhvillimet e përgjithshme dhe në veçanti për bashkëpunimin e shkëlqyer që Ambasada e Kosovës në Londër ka me institucionet në Mbretërinë e Bashkuar.

Në këtë kontekst, u bisedua edhe për planet konkrete që Ambasada e Kosovës në Londër ka për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin me Mbretërinë e Bashkuar në aktivitete të përbashkëta.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.