Zyrtari i arrestuar sot në Ministri për subvencione është edhe këngëtar

Pak më parë u raportua se zyrtari i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Leotrim Gashi, ka përfunduar në burg pasi ka kërkuar dhe pranuar ryshfet prej mijëra eurosh, nga dy biznese aplikuese dhe përfituese të subvencioneve të ndara nga ministria përkatëse.

Në një hulumtim të vogël në platformën ‘Youtube’, del se po i njëjti është edhe këngëtar.

Ai është këngëtar i muzikës popullore.

Së fundmi ka lansuar një potpuri me rastin e festës së Vitit të Ri.

Kënga është publikuar me 29 dhjetor 2021 dhe ka marrë mbi 1 mijë klikime.

Të njëjtat burime konfirmojnë se zyrtari në fjalë ka pranuar rryshfet në shumën prej mbi pesë mijë eurosh.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim të Prokurorit të Shtetit i njëjti ndalohet për 48 orë.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.