Zyrtari i OKB-së paralajmëron se gjysma e banorëve të Gazës po vdesin nga uria e gjysma nga lufta



Nëntë nga 10 persona në territorin palestinez nuk mund të hanë çdo ditë, dhe se gjysma e popullsisë është e uritur, tha zëvendësdrejtori i Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së (WFP) Carl Skau.

Në një intervistë për Reuters, ai tha se asgjë nuk e kishte përgatitur për frikën, kaosin dhe dëshpërimin që hasi gjatë vizitës në Gaza.

Ndërsa luftimet intensive vazhdojnë në të gjithë territorin, Skau këmbëngul se vetëm një pjesë e furnizimeve ushqimore të nevojshme po vijnë.

Tutje ai theksoi se kushtet në terren po i bëjnë pothuajse të pamundura dërgesat, raporton AJ.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.