1000 euro gjobë për një furrë në Gjilan, pesha e bukës nuk ishte 500 gram

Drejtoria e Inspekcionit në Gjilan ka shqiptuar një dënim për një furrë në Gjilan.
Gjatë inspektimit në sektorin e bukës, në një furrë në qytet është konstatuar se ishte siias standardeve të deklaruara.

Inspektorët kanë ndërmarrë veprimet e duhura ligjore dhe subjektit ekonomik i kanë shqiptuar një gjobë në shumë 1000 euro, pasi nga kanë vërtetuar se buka që shitej për 500 gramë peshonte 70 deri në 80 gramë më pak.

Drejtoria e Inspekcionit komunal në Gjilan i siguron qytetarët se ankesat dhe kërkesat e tyre do të shqyrtohen me seriozitet të plotë dhe se nuk do të tolerojë mashtrime në dëm të konsumatorit.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.