Kryetari i Prizrenit Totaj pret Myftiun e Kosovës Naim ef Tërnava

Kënaqësi të prisja në takim Myftiun e Kosovës Z. Naim Tërnava i shoqëruar nga ef.Besim Berisha kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren dhe bashkëpunëtorë. Në takim biseduam për thellimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve tona.

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me Komunën e Prizrenit për të ruajtur harmoninë dhe tolerancën ndërfetare në qytetin tonë.

Prizreni njihet si djep i kulturës, historisë, civilizimit dhe simbol i bashkëjetesës e tolerancës fetare dhe shumë etnike. Prandaj ne do të punojmë së bashku për të ruajtur vlerat tona të përbashkëta, ka shkruajtur kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj në rrjetin e tij social.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.