150 milionë për rrugën Prizren-Tetovë, Aliu: Do ta ketë tunelin më të gjatë – jam i lumtur

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka folur pas mbledhjes së Qeverisë, në të cilin kabineti qeveritar ia miratuan kërkesën e Aliut për ndërtimin e autostradës Prizren-Tetovë.

Ai tha se varianti më i mirë i mundshëm është nëse ndërtohet një tunel i cili do të jetë mbi 6 kilometra i gjatë.

Është një rrugë e rëndësishme pavarësisht vështirësisë sepse është në pjesë të Malit Sharr. Nëse ma pak se 1 vit si një propozim fushate tashmë kemi mbërri në faza shumë konkrete dhe kjo më bën mua të lumtur dhe i falënderoj ministrat që e votuan këtë propozim

6.4 kilometra tunel dhe është në fshatin Manstricë dhe në anën tjetër Brozoc të Maqedonisë. Më i afërt është varianti me tunelin”, tha ai.

Tutje ai tha se ky projekt mund të realizohet nga e njejta kompani edhe për pjesën e autostradës në Kosovë edhe për Maqedoninë e Veriut.

ATT00001

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.