16-vjeçari nga Prizreni shkakton aksident – rrotullohet me veturë, dërgohet në QKUK

Një ka ndodhur edhe mëngjesin e sotëm në rrugën “Tahir Sinani” ku dy persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore, si pasojë e një vetaksidenti që u shkaktuar nga një 16-vjeçar.

Aksidenti dyshohet se është shkaktuar nga i mituri, i cili rreth orës 04:00 të mëngjesit, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin duke u rrotulluar.

Deshmotaret treguan se vozitësi i cili dyshohet se shkaktoi aksidentin bashkë me të rin 23-vjeçar që ishte pasagjer janë dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Burime brenda Emergjencës bëjnë me dije se pasagjeri 23-vjecar për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar për trajtim në QKUK, derisa shoferi 16-vjeçar është ende duke u trajtuar në Prizren.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.