20 vjeçarja Lendita Morina nga Malisheva ka nevojë për ndihmë, vuan nga Leukemia

20 vjeçarja, Lendita Morina, nga Malisheva është diagnostifikuar me sëmundjen e Leukemisë Akute, raporton Gazeta Blic.

Për shërimin e saj nevojitet trajtim në Turqi dhe një shumë parash prej 110.000 eurosh të cilën familja nuk ka mundësi t’ia sigurojë.

20 vjeçarja Morina vuan prej kohësh nga sëmundja e rëndë dhe shëndeti i saj është përkeqësuar ditët e fundit.

Familja ka kërkuar ndihmë nga të gjithë njerzit që kanë mundësi financiare, pasi jeta e saj është në rrezik nëse nuk kurohet.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.