Artan Abrashi caktohet koordinatori i Vetëvendosjes për Prizren

Lëvizja Vetëvendosje ka emëruar koordinatorët e rinj për 33 qendra të kësaj partie në Kosovë dhe në mërgatë.

Përmes një njoftimi për media nga kjo parti kanë bërë të ditur se koordinatorët e rinj për 10 qendra të tjera do të emërohen në ditët në vijim.

Për Prizren ështē caktuar: Artan Abrashi.


Njoftimi i plotë

Në përputhje me vendimin e Këshillit të Përgjithshëm për rinisjen e procesit të brendshëm zgjedhor, dje dhe pardje, Kryesia e Lëvizjes VETËVENDOSJE! ka mbjatur mbledhje ku ka shqyrtuar propozimet nga qendrat (degët) me ç’rast ka emëruar koordinatorët e rinj për 33 nga 43 qendrat tona, ndërkohë pjesa e mbetur pritet të emërohet ditëve në vijim.

“Ky vit do të jetë i zgjedhjeve të brendshme e koordinatorët e përzgjedhur do të kenë përgjegjësinë që së bashku me grupet punuese të udhëheqin dhe sigurojnë proces të drejtë zgjedhor dhe me gjithëpërfshirje prej nga do të zgjedhen organet e reja të Lëvizjes VETËVENDOSJE! ashtu siç parashihet me statutin tonë”.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.