24 vjet nga masakra e Studimes së Vushtrrisë
![24 vjet nga masakra e Studimes së Vushtrrisë](https://rtvbesa.com/wp-content/uploads/2023/05/FB_IMG_1683014730281.jpg)
Janë bërë 24 vjet që nga koha kur në Studime të Vushtrrisë forcat kriminele serbe vranë 116 shqiptarë të pafajshëm.
Këta të fundit u nxorën nga kolona e qindra njerëzve që kishin marrë rrugë për Shqipëri.
Nga dëshmitarët mësohet se 116 civilët u pushkatuan brenda dy orëve.
Familjarë dhe qytetarë të tjerë kujtojnë çdo vit këto viktima, e ashtu do të ndodhë edhe këtë vit.