25 mijë euro dëm nga zjarri në një stallë tek Tranziti në Prizren

Një zjarr i madh ka kapluar një objekt tek tranziti në Prizren ku ka raportuar mbrëmë Rtv Besa.

Sinjali mëson se ankuesi ka deklaruar në Polici se nuk ka probleme me askënd dhe si rrjedhojë nuk dyshon që dikush mund t’ia ketë vënë flakën qëllimisht.

Sipas tij, janë shkaktuar dëme të mëdha materiale të cilat kapin shifrën e rreth 25 mijë eurove.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore për të kryer ekzaminimet e nevojshme që çojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Incident zjarri’.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.