S’merren vesh për pagesën e parkingut, punëtori në Prizren e godet shoferin me shufër metalike

Një incident shkaku i parkingut ka ndodhur dje pasdite në rrugën ‘Pushkatarët’ në Prizren, ku si pasojë një person ka marrë lëndime trupore.

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur si shkak i një mosmarrëveshjeje rreth pagesës së parkingut, ku punëtori ka qëlluar klientin me shufër metalike dhe ia ka dëmtuar motoçikletën.

Si pasojë e lëndimeve të marra, 19-vjeçari është dërguar në Emergjencën e Spitalit rajonal në Prizren për të marrë ndihmë mjekësore, teksa rastin e ka denoncuar edhe në Polici.

I dyshuari i cili ende nuk është identifikuar është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që njësitet policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ta kapur atë.

Me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar ‘Lëndim i lehtë trupor’ dhe ‘Asgjësim, dëmtim i pasurisë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren kur të identifikohet i dyshuari.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.