40 për qind e kosovarëve mendojnë se Edi Rama është politikani më i duhur në Shqipëri

Një hulumtim në opinionin publik në Kosovë, realizuar nga PIPOS, rezulton se politikani më i duhur në Shqipëri është kryeministri aktual Edi Rama, meqë matjet me mendimet e qytetarëve kapën shifrën 40%.

20.50% është reagimi i qytetarëve kosovarë me ‘Nuk e di’, ose kanë refuzuar të japin opinionin e tyre, transmeton klankosova.

Më 15.90% perceptimi i qytetarëve kosovarë ka qenë për Sali Berishën, ndërsa 7.50% për Ilir Metën.

Kurse 7.40% mendonin për Pandeli Majkon, 5.00% kanë shprehur mendim për Lulzim Bashën si dhe me ndonjë opsion tjetër u shprehen 3.70% e kosovarëve që ishin pjesë e sondazhit.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.