426 gjoba brenda 24 orëve për shkelje të masave anti COVID-19
![426 gjoba brenda 24 orëve për shkelje të masave anti COVID-19](https://rtvbesa.com/wp-content/uploads/2021/10/image_editor_output_image1832176373-1633777278753.jpg)
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shqiptuar 426 gjoba për shkelësit e masave kundër COVID-19.Qeveria javë më parë vendosi masa të reja për të frenuar përhapjen e pandemisë, ndërsa bëri të ditur se masat e njëjta do të vazhdojnë edhe më tutje, pasi shkalla e rrezikshmërisë po vlerësohet ende e lartë.
Ndërkohë që gjatë ditës së premte u raportua vetëm një vdekje dhe 25 raste me të reja me COVID-19.