82 aksidente trafiku regjistrohen brenda 24 orëve

Policia ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Kosovës kanë ndodhur gjithsejtë 82 aksidente trafiku.
26 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 56 të tjera me dëme materiale.
Numri i lartë i aksidenteve ishte për shkak të borës dhe ngricave në rrugë.Ndaj pjesëmarrësve në trafik që kanë thyer rregullat e komunikacionit, policia ka shqiptuar 1047 gjoba kundërvajtëse.