Numër i madh i zyrtarëve të policisë tek BQK-ja natën

Ndezja e alarmit nga Banka Qendrore e Kosovës u dëgjua thuajse në gjithë qendrën e qytetit mbrëmë në orët e vona të natës.
Forca të shumta policore arritën në vendin e ngjarjes, bashkë më drejtues të BQK-së dhe zyrtarë të tjerë.

Pas kontrolleve të shumta të kryera për disa orë radhazi u kuptua se alarmi kishte të bënte me një problem teknik dhe s’kishte të bënte me ndonjë sulm të mundshëm.

Një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga zyrtarët e BQK-së të cilët kanë deklaruar se nuk ka pasur diçka shqetësuese dhe se situata është e qetë.

E lidhur me këtë alarm reagim të menjëhershëm patën nga Policia e Kosovës të cilët arritën në vendin e ngjarjes me të marrë informatën.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.