I vrari nga policia për grabitjen në Suharekë ishte djali i ish-luftëtarit të UÇK-së

Policia e Kosovës ka konfirmuar se në aksionin e sotëm është vrarë njëri prej të dyshuarve për grabitjen e armatosur në një argjendari në Suharekë.
I vrarë ka mbetur Dukagjin Gashi ndërsa vëllai i tij Korab Gashi ka arritur të largohet.
Dukagjin dhe Korabi siç ka mësuar Insajderi janë djemtë të ish-komandantit të UÇK-së, Zeqir Gashi.
Ndërkohë, policia ka njoftuar se janë arrestuar edhe katër persona të tjerë të dyshuar për grabitjen, ndërsa një tjetër gjende ende në kërkim policor.
Insajderi