Refuzohen mbi dy mijë vota nga diaspora, dërguan më shumë se një herë



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se janë refuzuar mbi 2 mijë zarfe me fletëvotime nga diaspora

Zëdhënësi i KQZ, Valmir Elezi, tha se arsyeja pse janë refuzuar këto pako është se janë dërguar nga persona që janë anuluar gjatë regjistrimit si votues apo janë dërguar më shumë se një herë.

“Nga data 9 shkurt kur ka filluar vlerësimi i tyre dhe deri më tani këtij procesi i janë nënshtruar rreth 28 mijë e 99 pako prej të cilave janë aprovuar 26 mijë e 13, ndërkaq janë refuzuar 2 mijë e 57. Arsyeja përse janë refuzuar është se janë dërguar nga persona që janë anuluar gjetë regjistrimit si votues jashtë Kosovës, u mungon dëftesa e regjistrimit apo janë dërguar më shumë se një herë”, tha Elezi.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.