Abazoviq: Apeli im për serbët dhe shqiptarët është ‘përpiquni të pajtoheni’, garantoj se të gjithë do të jenë mirë”

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka deklaruar se “sulmi ndaj policisë në Banjskë është një tragjedi dhe një vazhdim i politikës katastrofike ballkanike nga e cila rajoni nuk mund të shpëtojë”, raporton AA.
“Dënoj fuqishëm dhunën dhe vrasjet. Të gjithë u tronditëm. Një situatë e këtillë mund të shpërthejë në shkallë më të gjerë”, u tha Abazoviq gazetarëve pas një ligjërate në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd.
Abazoviq shtoi se Mali i Zi mbetet i bindur se politika e viteve 1990 duhet të marrë fund.
“Popujt e këtij rajoni kanë provuar gjithçka përveç pajtimit. Apeli im për serbët dhe shqiptarët është ‘përpiquni të pajtoheni’, garantoj se të gjithë do të jenë mirë”, shtoi ai.