Vjedhje e rëndë në qendrën tregtare “A&N” në Prizren, hajnat vjedhin rreth 25 mijë euro

Një rast i vjedhjes ka ndodhur në qendrën tregtare “A&N” në Korishë të Prizrenit, ku hajnat kanë arritur të marrin një shumë të majme parash.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se viktima që e denoncoi rastin në Polici, ka raportuar se nga kasaforta janë vjedhur rreth 25 mijë euro pazar ditor i qendrës.
Sinjali mëson se bazuar në dëshminë e tij, hajnat kanë depërtuar me forcë brenda zyrës, ku kanë avulluar paratë dhe më pas janë larguar.
Si rezultat i denoncimit të rastit, Policia është aktivizuar dhe ka kryer ekzaminimet e nevojshme në vendin e ngjarjes.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit si “Vjedhje e rëndë” dhe ndërmarrjen e veprimeve hetimore për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve.