Abdixhiku: Pasaktësia e këtij pushteti, sjell në rrezik fillimin e vitit shkollor

Kryetari i Lidhjës Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Ministria e Arsimit duhet të ishte e gatshme prej muajsh për të filluar vitin shkollor.

Edhe pse kanë mbetur një javë nga fillimi i vitit të ri shkollor, vazhdon të mbetet ende sfidë blerja e teksteve shkollore dhe furnizimi i nxënësve me to.

“Një datë është me rëndësi në arsim. Një shtatori. Në prill do të duhej të nisin përgatitjet që 1 shtatori të nisë mirë”, është shprehur Abdixhiku në Klan Kosova FM.

“Pasaktësia e këtij pushteti na sjell në rrezik për të bërë një fillim të vitit të ri shkollor”, tha ai.

Në vend që të flitej për libra në këtë fazë, sipas Abdixhikut në fushën e arsimit temë do të duhej të ishte digjitalizimi.

Ministrja e Arsimit nxiti reagime me njoftimin e bërë të hënën se po shqyrtohet mundësia që prindërit t’i blejnë librat shkollorë me mjetet që do t’iu deponohen nga shteti.

Ajo e paralajmëroi këtë mundësi pasi tha se nuk ka arritur të lidhë marrëveshje me shtëpitë botuese, duke i akuzuar ato për ofertim të librave me çmime më të larta se që ato i shesin në libraritë e tyre.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.